Vaksinimi kundër Covid kthehet si ai ndaj gripit. Për të gjithë ato persona që konsiderohen me risk për ta marrë apo transmetuar virusin Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar marrjen e dozave kundër koronavirusit një herë në 12 muaj ashtu sic ndodh me gripin sezonal. Mjekë dhe infermierë në spitalin Infektiv në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë po aplikojnë dozën e pestë.
Mbrojtja më e mirë ndaj koronavirusit është ajo e fituar pas kalimit të sëmundjes dhe vaksinimit. Kjo sipas një studimi për efektivitetin e vaksinës që Instituti i Shëndetit Publik po kryen për të tretin vit radhazi me mjekë, infermierë dhe sanitarë në Qendrën “Nënë Tereza” në Tiranë, spitalin e Durrësit dhe atë të Fierit.
Vaksina ndaj Covid që po aplikohet në vend është dy valente që mbron nga nënvariantet e Omicron në qarkullim BA4 dhe BA5. Paralelisht po aplikohet dhe vaksina ndaj gripit. Mjekët thonë se të dy vaksinat mund të kryehen në të njejtën ditë. Sipas tyre ky është momenti më I mirë për tu aplikuar pasi në vend ende nuk është izoluar asnje rast me grip./abcnews.al