Gruaja e djali i Simon Gjonit rrëfejnë jetën e veprat e kolosit të muzikës

schedule08:57 - 20 Tetor, 2023

schedule 08:57 - 20 Tetor, 2023

Regjisori Andis Gjoni, i ftuar në “ABC e Mëngjesit” foli për këngën e veçantë dhe të shumë të pëlqyer për publikun “Lulebore”, në 100 vjetorin e lindjes të “babait” të kësaj kënge.

“Sipas dorëshkrimeve të babait që kam gjetur. Lulebore është kompozuar në 1949 me tekst të Zef Palit dhe titulli origjinal është “Luleborës”. Ishte edhe një faqe tjetër që shkruante “Lulepranverës”. Kanë bërë disa variante”, tregon Andis Gjoni.

Gjatë kësaj interviste Andis Gjoni u shpreh se në atë kohë Simon Gjoni pati edhe një sukses ndërkombëtar.

“Simon Gjoni pati një sukses ndërkombëtar për kohën sepse pati një sukses në Rusi. Por ai ka shkruar edhe shimë këngë të tjera.

Pianistja Hermina Gjoni tregoi se Lulebore fillimisht është krijuar me kitarë. Shumë shpejt kjo këngë u përhap dhe u përqafua gjerësisht nga publiku.

“Unë dhe Simoni jemi njohur në punë. Unë jam nga Gjirokastra. Kur punonim në atë kohë e shikoja e punën e bënte shumë të lehtë, pa nervozizëm. Dirigjenti në çdo vend të botës është i vlerësuar. Me origjinë jam Gjirokastrite, kam lindur dhe jetuar në Tiranë. Tiranën e dua shumë. E martuar me një shkodran. Simoni me Shkodrën kishte një lidhje të jashtëzakonshme”, tregon Hermina Gjoni./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!