Zinxhiri amerikan i kafesë Starbucks ka njoftuar se do të ngrejë një padi kundër sindikatës “Starbucks Workers United” mbi bazën se ka ndarë një mesazh solidariteti me Palestinën.
Zëvendës menaxherja e përgjithshme e Starbucks, Sarah Kelly, ka bërë një deklaratë në lidhje me njoftimin në të cilin sindikata dërgoi një mesazh solidariteti me Palestinën, transmeton “The Intercept”.
Kelly tha se ata po përgatiteshin të ngrinin një padi kundër sindikatës, duke argumentuar se reklama e sindikatës nuk pasqyronte pikëpamjet e kompanisë dhe se përdorimi i emrit Starbucks në reklamë i hutoi njerëzit dhe se disa klientë e nxorën zemërimin e tyre ndaj një punonjësi të kompanisë.
Duke deklaruar se ata nuk ishin plotësisht dakord me pikëpamjet e sindikatës, Kelly tha:
“Për shkak se Workers United vazhdon të përdorë emrin, logon dhe pronësinë tonë intelektuale, disa njerëz gabimisht e lidhin këtë postim me ne. Workers United nuk flet për Starbucks dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e kompanisë sonë. Fjalët dhe veprimet e sindikatës u përkasin ekskluzivisht atyre”./abcnews.al