Derbi i parë i sezonit 2023-2024 ka folur për Partizanin, i cili e ka thelluar edhe më shumë dominimin mbi rivalët e kryeqytetit.
Debi i 171-të ka folur për të kuqtë, dhe bilanci ka shkuar në 71 fitore për Partizanin, 53 herë ka fituar Tirana, ndërsa 47 përballje të tjera janë mbyllur në barazim.
Me humbjen e sotme bardheblutë shkojnë në 382 ditë pa fitore. Për herë të fundit Tirana e ka mposhtur Partizanin më 2 tetor 2022 në shifrat 0-2, ku të dy golat u shënuan nga Redon Xhixha./ h.ll/abcnews.al