Një 27-vjeçar është ndaluar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se ka vjedhur një sasi parash në një banesë dhe produkte ushqimore në një kopsht.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë ndaluan shtetasin 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se është autor i vjedhjes së një shume parash, në banesën e një shtetaseje, në lagjen “4 Heronjtë”, dhe i vjedhjes së disa produkteve ushqimore në një kopsht dhe në një banesë, në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al