Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Transport heroine me taksi, arrestohet 48 vjeçarja shqiptare në Selanik

schedule15:51 - 19 Tetor, 2023

schedule 15:51 - 19 Tetor, 2023

Një 48 vjeçare shqiptare është arrestuar nga policia greke në Selanik duke transportuar heroinë. Ajo është ndaluar nga policia teksa udhëtonte si pasagjere në sediljen e pasme të taksisë që drejtohej nga një 28 vjeçar grek.

Gjatë kontrollit, shqiptares iu gjetën dhe sekuestruan 4 pako me 1 kg 980 gram heroinë. Policia arrestoi edhe drejtuesin e taksisë pasi tentoi t’i largohej policisë ndërkohë që në portën e automjetit iu gjet dhe sekuestrua një cigare me “cannabis sativa”.

Policia greke sekuestroi edhe 3 celularë dhe 590 euro./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!