Në Francë ka lindur një polemikë e re dhe tepër e rëndë mbi Karim Benzema, futbollistin e njohur francez.
Në fillim ishte Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin që akuzoi lojtarin se ka lidhje me grupet terroriste myslimane.
“Karim Benzema ka lidhjetëq forta, siç të gjithë e dimë, me Vëllazërinë Myslimane.”
Më pas ishte edhe senatorja republikane franceze, Valerie Bioyer, e cila kërkon që ish-sulmuesit të Real Madrid t’i hiqet pasaporta dhe trofeu i “Topit të Artë”.
“Nëse, siç pretendon Ministri i Brendshëm, Karim Benzema është i lidhur me Vëllazërinë Myslimane, kërkoj sanksione mbi të. Përkatësisht heqjen e shtetësisë, është urgjente të veprohet kundër atyre që kërcënojnë vazhdimisht vendin tonë.”
Pas këtyre akuzave të rënda nga përfaqësues të shtetit të Francës, ka reaguar avokati i sulmuesit të Al Ittihad. Hugues vigier hodhi poshtë akuzat dhe mohoi lidhjen e Benzema me grupimet terroriste.
“Akuza false! Benzema nuk ka pasur kurrë as më të voglën marrëdhënie me këtë organizatë. Ai zgjodhi të jetojë në Arabi, ku organizata e lartpërmendur u shpall ‘terroriste’, diçka që Franca nuk e ka bërë kurrë.
Le të vlerësojmë një procedim ndaj ministrit, duke zbatuar për shembull ligjin për manipulimin e informacionit kaq të dashur për qeverinë tonë.
Por edhe për shpifje apo fyerje, duke qenë se kjo lidhje me Vëllazërinë Myslimane, e cila është inekzistente, dukshëm paraqitet si akuzë nënçmuese.
Nuk është e pranueshme që ata që na qeverisin të besojnë se janë të autorizuar të veprojnë vetëm nga oportunizmi”, theksoi përfaqësuesi ligjor i Benzema./ h.ll/abcnews.al