Netë qëndrimet e turistëve të huaj/ Në gusht rritje me 56%, peshën kryesore e mban Durrësi

schedule14:27 - 19 Tetor, 2023

schedule 14:27 - 19 Tetor, 2023

Turistët e huaj por edhe vendas kanë pushuar më shumë gjatë, nw verën e këtij viti në Shqipëri.Sipas të dhënave të Instat netëqëndrimet gjithsej  janë rritur me rreth  59 %, në krahasim me Gusht 2022 ose  mbi 1 milion netë qëndrime.

Gushti është piku i sezonit turistik në vendin tonë dhe nga të dhënat vërehet se numri më i lartë i vizitorëve  është regjistruar afër bregdetit.Sipas instat në muajin Gusht 2023, numri më i lartë i vizitorëve rezulton:  në afërsi me bregdetin  ku është shënuar një rritje më 75, %.

Pjesa më e madhe e tyre  kanë zgjedhur që të akomodohen në hotele apo struktura të tjera të ngjashme.

Bregdeti I Durrësit, Lezhës e Shkodrës rezultojnë që kanë mbajtur peshën më të lartë të vizitorëve të huaj dhe rritjen më të lartë gjithashtu. Por nuk mbetet pas edhe jugu.

Kosova vijon të majë peshën kryesore të turistëve gjatë verës e ndjekur nga polonia Gjermania dhe Maqedonia e veriut.

Gajtë muajit shtator në vend kanë hyrë 1.1 milionë turistë ndërsa në total parashikohet që në Shqipëri përgjatë gjithë vitit të hyjnë  mbi 10 milionë turistë këtë vit.