Analisti Mentor Nazarko ka deklaruar në emisionin “Real Story” se vizita historike e presidentit francez Emmanuel Macron, u eklipsua nga polemikat lidhur me vizat.
Ai ka zbuluar detajet që treguan qasjen franceze ndaj shqiptarëve, që nga fjalët shqip që tha Macron, përzgjedhja e elitës shqiptare në Paris dhe deri te nderimi i shkrimtarit të madh, Ismail Kadare. Sipas Nazarkos, Macron zgjodhi të nderonte kombin tonë.
“Për fat të keq vizita e Macron është një vizitë aq e rëndësishme sa historike, por që u eklipsua nga polemikat lidhur me vizat. Së pari, një herë në lidhje me Francën se kjo është e nevojshme me ç’magjepsë këtë mitin, që Franca ka qene gjithmonë aleate e Serbisë. Së pari, presidenti Shirak ka qene me interventisti edhe se Klintoni bashkë me Tonin Bler për ndërhyrje tokësore në Kosovë për çlirimin e Kosovës. Së dyti, presidenti Sarkozi ishte ndër të parët që e njohu Kosovën menjëherë pas SHBA. Së treti, përkundrejt kësaj qeverie, ndonëse mendohej që Thaçi kishte lidhje preferenciale me Francën, menjëherë pasi Kurti mori detyrën u prit me të njëjtat nderime, njëlloj si dhe Vuçiç. Pra, ai i mbajti dhe një fjalim te oborri. Në Forumin e paqes së dhjetorit, Kosova ishte e vetmja e përfaqësuar edhe nga presidenti dhe kryeministri. Vetë vizita ndonëse me detaje, reflekton atë që është qasja franceze ndaj shqiptarëve, i trajton ata si një komb unik pavarësisht se ku ishin. Kishte disa detaje për shembull, zgjedhja e Lorik Canës që ka udhëtuar në avionin e Macron, njeriu që i ka dhënë disa leksione minimale për historinë e Kosovës në avion, që e ka mësuar të shqiptojë ato fjalitë që Macroni zgjodhi të thoshte në shqip, ftesa për një pjesë të elitës shqiptare të Parisit që të merrte pjesë në ceremoninë e Kadaresë dhe vetë Kadareja që nuk është një figurë thjesht vetëm e Shqipërisë. Pra, ai zgjodhi që të nderonte kombin“, u shpreh ai./abcnews.al