Isak Shehu zbulon momentin më të vështirë të jetës: Pse vendosa të iki jashtë vendit

schedule10:16 - 19 Tetor, 2023

schedule 10:16 - 19 Tetor, 2023

Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate”, trombisti Isak Shehu ka rrëfyer edhe momentin më të vështirë të jetës së tij. Ai ka zbuluar se bëhej fjalë për kohën kur iku në Itali për të punuar, por që u kthye, pasi i qendron shprehjes ‘guri i rëndë në vendin e vetë’.

Sakaq, Shehu tregoi se në atë kohë në Shqipëri nuk mund të jetoje me muzikën, pasi nuk të sillte të ardhura.

Fillimi mbas ’90 ka qene shumë i vështirë. Për mua kanë qene vitet e së vërtetës për shumë muzikantë. Kishte dhe muzikantë, të cilët ecnin me shpatulla të tjetërkujt dhe kishte dhe shumë muzikantë që çanë në atë kohë. U rregulluan, orkestrat në Greqi, në Itali, ke në Skalën e Milanos instrumentistë shumë të zotë, por kishte dhe nga ata që u zhdukën dhe nuk i shihte më kërrkush. Në ato vite të jetoje këtu në Shqipëri, muzikantët nuk kishin me çfarë të jetonin se duhet të ketë një farë niveli ekonomik që të mbash një orkestër. Kështu që si shumica e kolegëve të mi dhe unë provova të iki jashtë. Provova në ato vitet ’92-’93, që të gjeja, punova dhe si trombë e parë në një orkestër në Napoli, por guri i rëndë është në vendin e vetë, unë jam me këtë parim. Unë e zgjidha ndryshe, bëja 32 koncerte në vit mesatarja”, tha artisti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!