Maldini: Nuk prisnim dot 10 vite, thjesht nuk funksionoi me Marcon!

schedule14:30 - 9 Tetor, 2019

schedule 14:30 - 9 Tetor, 2019

Gjatë konferencës në ditën e sotme, kur u prezantua trajneri i ri i Milanit, drejtori i kuqezinjëve, Paolo Maldini ka folur për atë çka po ndodh në klub. Milani konfirmoi dje në mbrëmje shkarkimin e Gampaolos pas vetëm 111 ditëve në drejtim duke vendosur kështu dhe një rekord negativ. Gjithsesi ishte i nevojshëm ky ndryshim, sikurse thekson Maldini.

“Ne nuk mund të presim 10 vite për të qënë kompetitiv.”- deklaron Maldini. “E falenderoj Marcon për profesionalizmin e tij, por ne mendojmë se kjo është rruga e duhur. Ne nuk po rrezikojmë, ne duam të jemi protagonistë këtë sezon, nuk duam ta cojmë dëm këtë vit.

Ne e kishim menduar zgjedhjen e tij, por thjesht nuk funksionoi. Unë e mbroja Marcon sepse duhej ta mbroja. Ne mbajtëm anën e tij deri dje kur ndryshuam mëndje. Historia e Milanit, presioni i San Siro-s ka ndikuar shumë tek lojtarët tanë”,- mbyll Maldini.

Edhe pse flitej shumë se do të ishte Spaletti trajneri i ri por, gjithçka tani ka përfunduar me Piolin, i cili sot ka mbërritur në Casa Milan duke nënshkruar kontratën e tij me kuqezinjtë. Ai ka nënshkruar për dy vite, ku në kontratë përfshihet edhe një klauzolë për kualifikimin në Europë. /abcnews.al