Foto ilustruese
Një autobus është përfshirë nga flakët në aksin Levan – Gjirokastër, në afërsi të fshatit Toç.
Dyshohet se shkak është bërë një defekt në motor. Si pasojë e flakëve autobusi me drejtues një shtetas 49-vjeçar nga Durrësi është djegur pjesërisht dhe për fat të mirë ka vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 10:35, në aksin rrugor “Levan-Gjirokastër”, në afërsi të fshatit Toç, dyshohet se për shkak të një defekti në pjesën e motorit, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht, autobusi me drejtues shtetasin, 49 vjeç, banues në Durrës. Si pasojë, ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit./abcnews.al