Ndryshon buxheti për 2023/ Rriten të ardhurat me 7.5 miliardë lekë. Shpërndahen për rindërtimin, bujqësinë dhe ish-të përndjekurit

schedule12:00 - 18 Tetor, 2023

schedule 12:00 - 18 Tetor, 2023

TIRANË– Qeveria ka vendosur të ndryshojë buxhetin 2023 për herë të parë gjatë këtij viti.Pas mbledhjes së qeverisë Ministri i Financave Ervin Mete deklaroi se  është vendosur rishpërndarje e fondeve pasi  të ardhurat janë shtuar me 7.5 miliardë lekë  ose 71 milionë euro.ecuria pozitive e sektorit energjitik ka dhënë kontribut në performancën pozitive të buxhetit.

Më shumë para është vendosur të jepet për rindërtimin, bujqësinë dhe ish-të përndjekurit politik.

Ministri Mete tha ndër të tjera se puna për ta nxjerrë Shqipërinë nga lista gri po vazhdon ndërsa theksoi se nuk ka asnjë zhvillim në lidhje me amnistinë fiskale.

Sipas treguesve  fiskal të ministrisë së financave  në periudhën janar-gusht janë arkëtuar 48.5 miliardë lekë më tepër krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Në total shuma e të ardhurave për 8 –mujorin është 425.2 miliardë lekë./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!