Bushati tregon elementët që Shqipëria duhet t’i ketë në konsideratë për të qenë pjesë e BE

schedule20:26 - 17 Tetor, 2023

schedule 20:26 - 17 Tetor, 2023

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka treguar në “Real Story” tre elementët që Shqipëria duhet t’i ketë në konsideratë për të qene pjesë e Bashkimit Europian. Ai e ka konsideruar anëtarësimin në BE një proces që ka të bëjë me transformimin e shoqërisë sonë, pasi ne nuk kemi një traditë të konsoliduar demokratike.

“Nëse ne do jetonim në Zvicër apo në Norvegji, mendoj që në kuptimin politik të fjalës, nuk do të kishte ndonjë rëndësi të madhe për ne, anëtarësimi në BE. Qoftë Zvicra, qoftë Norvegjia janë vende me standarde shumë të larta demokratike dhe me standarde shumë të larta nga pikëpamja ekonomike. Ç’ka i mundëson të dyja vendet të kenë raporte partneriteti me BE. Rasti i vendeve tona është i ndryshëm. Rasti jonë për anëtarësimin në BE është një proces që ka të bëjë me transformimin e shoqërisë sonë. Ne nuk kemi një traditë të konsoliduar demokratike. Mendoj që janë tre elementë që ne duhet t’i kemi në konsideratë.

Së pari, kjo është çështja e përqasjes strategjike. Ky proces ka nevojë për një përqasje strategjike, kemi një hap vendimtar në Selanik, kemi një gjysmë moment në Procesin e Berlinit, si kundërpërgjigje se vetë procesi i Berlinit kishte pushuar së qeni një magnet për vendet tona. Së treti, me luftën në Ukrainë, tani kemi një zgjim të Europës dhe në këto momement kemi një propozim gjermano-francez dhe ka nuanca. Kjo është përqasja strategjike.

Së dyti, është e rëndësishme që ne të kemi një angazhim politik dhe këtë do të kemi mundësi ta shohim vitin tjetër. Nga zgjedhjet për në Parlamentin Europian, çfarë komisioni do të lindë. Pra, do të kemi një komisioner të fortë për zgjerimin? Sepse duhet ta pranojmë se në tre mandatet e fundit roli për zgjerimin ka rënë. Reputacioni nuk është më ai i dikurshmi. Kishte figura historike të vendeve të mëdha.

Edhe elementi i tretë, janë standardet teknike, sepse në finale flasim për një treg më të madhi sot për sot, që do të thotë t’i duhet të kesh një lloj përputhshmërie dhe një afat që t’i realizon këtë përputhshmëri”, tha Bushati./abcnews.al