Përpara se të startonte sfida mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, miqësorja e cila po luhet në këto momente në “Air Albania”, një koreografi mbresëlënëse u realizua në qendër të fushës.
Disa fëmijë të veshor me ngjyrën rozë kanë formuar simbolin e fjongos për sensibilizimin ndaj kancerit të gjirit.
Gjithashtu edhe një baner i madh pranë kësaj koreografie ku lexonte “peace”.
Të dyja skuadrat mbajtën edhe një minutë heshtje në lidhje me dy tifozët e Suedisë të cilët u vranë nga një sulm terrorist mbrëmjen e djeshme në Bruksel./h.ll/abcnews.al