“Sky Sport” raporton situatën e Nicolo Fagiolit, lojtarit të Juventus i cili po hetohej për baste sportive.
Sipas mediumit italian, në këto çaste është arritur një marrëveshje mes avokatëve të mesfushorit dhe prokurorisë federale për një pranim të fajësisë dhe për një dënim efektiv 7 mujorsh.
Kështu, lojtari e sheh sezonin e tij sportiv të përfundojë herët, edhe nëse përballet me dënimin minimal të parashikuar nga neni 24 i Kodit të Drejtësisë Sportive, pra 3 vjet, sanksioni ulet ndjeshëm. Përcaktues ishin pranimi i lojtarit, bashkëpunimi i plotë me Prokurorinë dhe gatishmëria për t’u kuruar nga varësia ndaj lojërave të fatit, elementë që e bindën federatën të jepte zbritje të dënimit. Skualifikimi 7 mujor do të fillojë nga momenti i komunikimit zyrtar të dispozitës nga FIGC te lojtari./h.ll/abcnews.al