Shtyhet seanca gjyqsore për Kopshtin Botanik, pala e akuzuar nuk paraqitet

schedule12:01 - 9 Tetor, 2019

schedule 12:01 - 9 Tetor, 2019

Pas vendimit të 17 qershorit ku qeveria vendosi që të kalojë Kopshtin Botanik në pronësi të Bashkisë Tiranës, e cila ishte në pronësi të shtetit, stafi pedagogjik dhe studentë të Universitetit të Tiranës kanë shkuar sot para Gjykatës Administrative ku protestojnë për rikthimin e statusit.

Ndonëse sot ishte përcaktuar që të mbahej seanca në Administrative, ku do të shqyrtohej padia e Universitetit të Tiranës ndaj vendimit, ajo është shtyrë për në datën 20 tetor. Kujtojmë se pas vendimit, reagoi rektori i UT-së Mynyr Koni, i cili theksoi se VKM-ja në fjalë ishte në shkelje të plotë, ndërsa paralajmëroi se do të vazhdonte beteja ligjore.

Dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës Spiro Drushku deklaroi se beteja për të mos lejuar këtë padrejtësi do të vazhdojë dhe se nuk do  të ndalen. Më tej Drushku tha se nëse gjykata do të zgjasë seancat për Kopshtin Botanik do të shihnin zgjidhje të tjera.

Ndërkohë që seanca “Kopshti Botanik”, është shtyrë pasi pala e akuzuar nuk ka marrë pjesë dhe nuk ka dhënë asnjë arsye dhe kjo sipas Drushkut është arrogancë.

“Bashkia nuk ka punë me Kopshtin Botanik, presim seancën tjetër. Nuk do të ndalemi, Kopshti Botanik duhet t’i mbetet universitetit. Nëse gjykata do të zgjasë seancat për Kopshtin Botanik, ne do të shikojmë zgjidhje të tjera. Seanca e sotme u shty pasi pala e akuzuar nuk u paraqit dhe nuk paraqiti asnjë arsye. Ne kërkojmë të na informojnë arsyet pse kaloi Kopshti Botanik te bashkia dhe pastaj mund të diskutojmë”, tha dekani Drushku./abcnews.al