TIRANË- Presidenti francez, Emmanuel Macron pas nënshkrimit të marrëveshjeve ekonomike dhe bashkëpunimi me qeverinë shqiptare, u shpreh se Evropa duhet të bashkohet dhe të vazhdojë të jetë një superfuqi.
Ai tha se Evropa nuk mund të lërë vendet e Ballkanit jashtë saj, pasi ky afrim është në interes të të gjithëve. Ai u shpreh se Shqipëria në këtë proces nuk po merr asnjë dhuratë, por procesi integrues është një zgjedhje gjeopolitike me interes të përbashkët.
“Unë them nga Franca, ky ribashkim evropian është një gjë e mirë për ne, sepse kush mund të flasw për Evropën si fuqi nëse ne lëmë në mes të Evropës vende që ndikohen nga fuqi që duan thjesht shkatërrimin e Europës. Nuk është një dhuratë që po i bëhet Shqipërisë, procesi i zgjerimit, është mirë për ju, dhe mirë për ne, është një zgjedhje gjeopolitike, e mirë për ju dhe për ne dhe për të çuar përpara reformat. Këtë rrugë ju do ta kryeni, detyra jonë është t’ju shoqërojmë me respekt.
Ne jetojmë në kohë pasionesh, ku nëse përballë realitetit, kemi një Evropë kapitull pas kapitulli, nuk do ndërtojmë asgjë. Unë jam mes jush, ju keni një rol të rëndësishëm këtu është ribashkimi i Evropës sonë, që nënkupton zgjidhjen e shumë tensioneve që ekzistojnë në rajon. Tensionet që ne i njohim mes Beogradit dhe Prishtinës, gjë që duhet të na çojë të zgjidhim disa mosmarrëveshje që na shqetësojnë, por këtu ka një rrugë dhe proces, që e kemi treguar me udhërrëfyesin me franko-gjerman. Dua t’ju falënderoj për miqësinë dhe mikpritjen, por edhe për forcën e ëndrrës Evropiane”, tha ai./n.m.abcnews.al