120 vjet nga fluturimi i avionit të parë me dy helika

schedule08:42 - 17 Tetor, 2023

schedule 08:42 - 17 Tetor, 2023

Në mëngjesin e 17 tetorit 1903 do të realizohej fluturimi i parë i një avioni që punonte me dy helika, të cilat viheshin në punë nga energjia e brendshme e një motori me benzinë. Ky avion ishte përgatitur nga vëllezërit Uillbur dhe Orvil Rajt.

Ngjarja e rëndësishme ndodhi në Karolinën e Veriut, në plazhin Kiti Houk.

Në këtë fluturim Orvil Rajt përdori avionin e quajtur ‘Flier-1’, i cili u zhvendos nga toka me shpejtësinë 6.8 km në orë dhe fluturoi në një lartësi të vogël për 12 sekonda.

Në këtë mënyrë lindi avioni. Ndryshimi i tij nga makinat e mëparshme të fluturimit ishte ngritja e tij në ajër pa përpjekjen për t’u bërë me i lehtë se ajri, si në rastin e mongolfierave dhe zepelinave që mbusheshin me hidrogjen apo gaze të tjera të lehta.

Dëshmitarët e parë të këtij fluturimi qenë vëllezërit Rajt, katër burra dhe një fëmijë.

Avioni ‘Flier-1’ ruhet sot në Muzeun e Hapësirës dhe Aeronautikes në Institutin Kombëtar ‘Smithsonian’ të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në vitin 1904 vëllezërit Rajt arritën të ndërtojnë avionin ‘Flier-2’, nëpërmjet të cilit realizuan një rrotullim prej 360 shkallësh në ajër, ndërsa në vitin 1904 ata fluturuan në lartësinë prej 38.4 kilometrash për 38 minuta të tëra.

Viti 1907 shënoi rritjen e lartësisë në 65 km dhe të kohës së qëndrimit në ajër në 1 orë e 31 minuta. Më pas gjithçka do të vinte drejt përmirësimit të vazhdueshëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!