Kotzias përshëndet dhënien e nënshtetësisë Janullatosit

schedule09:36 - 25 Dhjetor, 2017

schedule 09:36 - 25 Dhjetor, 2017

Pas lajmit se Presidenti Ilir Meta i ka dhënë shtetësinë kryepeshkopit Anastas Janullatos, ka ardhur dhe reagim i parë nga Greqia zyrtare.

Minsitri i Jashtëm Nikos Kotzias në rrjetet sociale ka shkruar se ky është një vendim për forcimin e besimit mes dy popujve.

“Ky ishte një vendim që njeh kontributin e tij të thellë njerëzor dhe forcon besimin ndërmjet dy popujve tanë,” shkroi kryediplomati grek Kotzias./abcnews.al