“Situata e re gjeopolitike ‘shkundi’ BE-në”, Bregu: Kjo ka bërë të flitet më shumë për Ballkanin Perëndimor si pjesë e Evropës

schedule20:06 - 16 Tetor, 2023

schedule 20:06 - 16 Tetor, 2023

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, në një intervistë për emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla theksoi se situata e re gjeopolitike me luftën në Ukrainë, “shkundi” BE-në për sa i përket perspektivës së zgjerimit.

Ajo thotë se kjo situatë, sidomos me luftën në Ukrainë, bëri që të flitet më shumë për Ballkanin Perëndimor si pjesë e Evropës.

“Situata e re gjeopolitike me luftën në Ukrainë solli një lloj tronditje ose shkundje edhe për sa i përket pjesës së perspektivës së zgjerimit të BE. Mbase pak kush kishte menduar të zgjeronte Europën përtej Ballkanit, sepse vendet si Ukraina kanë pasur gjithmonë një marrëdhënie tjetër në BE, por tashmë vëmendje u rikthye edhe te Ballkani Perëndimor, si për t’i bërë jehonë asaj që thoshte Romano Prodi para 20 vitesh, që në rast se ne nuk do të eksportojmë stabilitet në Ballkan dhe nuk do e kemi Ballkanin pjesë të Europës, nesër Ballkani do të eksportojë destabilitet te ne.

Dhe mbase kjo lloj ndërgjegje e rifreskuar për shkak të luftës në Ukrainë ka bërë që ne të dëgjojmë të flitet më shumë për Ballkanin Perëndimor si pjesë e Europës. Me sa po kuptojmë nuk është si teoria e evolucionit që mund ta rrëfesh me figura apo me një libër, por është një proces që ka ndryshuar formë vit pas viti.”, u shpreh Bregu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!