Qeveria izraelite i dha përgjigjen e saj Gigi Hadid, për postimet që ajo bëri në favor të popullit palestinez.
Modelja e njohur me origjinë palestineze ka publikuar pak ditë më parë një histori në llogarinë personale në Instagram, ku shkruante: “Dënimi i qeverisë izraelite nuk është antisemite dhe mbështetja e palestinezëve nuk është mbështetje për Hamasin”.
LEXO EDHE: Palestinezja Gigi Hadid dënon sulmet e Hamasit: Terrorizmi kundër të pafajshmëve nuk është i mirë
Me shpejtësi, qeveria e Izraelit u sigurua që t’i përgjigjet asaj që shkroi Gigi Hadid në Instagram.
“A keni fjetur javën e fundit? Apo thjesht ua ktheni shpinën foshnjave hebreje që masakrohen në shtëpitë e tyre? Heshtja juaj është krejtësisht e qartë se kë po mbështesni. Shihemi”, shkruhet në postimin që është ngarkuar në llogarinë zyrtare në Instagram të mbajtur nga qeveria.
/abcnews.al