Samiti i Procesit të Berlinit/ Von der Leyen: Jemi në Tiranë, por sytë e botës janë në Izrael dhe Palestinë

schedule18:49 - 16 Tetor, 2023

schedule 18:49 - 16 Tetor, 2023

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ka mbajtur fjalën e saj gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë.

Von der Leyen u shpreh se liderët janë mbledhur në Tiranë, për të punuar në mënyrë që Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian të jenë më afër, por theksoi se sytë e gjithë botës, janë në Izrael dhe Palestinë, për shkak të luftës që po zhvillohet atje.

Ndër të tjera, Von der Leyen shtoi se Izraeli ka të drejtë të mbrohet sipas ligjeve ndërkombëtare dhe se civilët palestinezë nuk kanë pse të paguajnë çmimin për aktet terroriste të Hamasit.

“Ne jemi këtu në Tiranë, duke punuar për t’i sjellë më afër Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Europian më afër, por në të njëjtën kohë, e gjithë bota i ka sytë të lufta Izrael-Palestinë. Në mendjet tona, nuk ka justifikime për Hamasin për sulmet terroriste, për aktet e terrorit. Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten sipas ligjeve ndërkombëtare dhe tani, palestinezët në Gaza kanë nevojë për ndihmë humanitare. Ata nuk kanë pse të paguajnë çmimin për barbarzimin e Hamasit. Kjo është arsyeja se përse Komisioni ka vendosur që të trefishojë ndihmat për Gazat, në 75 milionë euro”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!