Turneu kualifikues i Europianit “Gjermani 2024” vazhdon me 14 skuadra kombëtare që zbresin në fushën e lojës.
Azerbajxhani i De Biazit do të presë në orën 18:00 Austrinë, me këtë të fundit që do të synojë fitoren në mënyrë që të kualifikohet në Grupin F.
Po në këtë grup, Belgjika që ka prerë biletën për në Berlin do të presë Suedinë.
Dueli që spikat mbrëmjen e sotme është ai mes Greqisë dhe Holandës. Edhe pse duket e lehtë për “tulipanët” në letër, “helenët” ndodhen tre pikë para dhe një fitore do i afronte ata më shumë me kualifikimin.
Portugalia e kualifikuar do të luajë në transfertë përballë Bosnjës në Grupin J, teksa po në këtë grup spikat sfida mes dy pretendentëve direkt, Luksemburgut dhe Sllovakisë./ h.ll/abcnews.al