Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inkriminimi, Trump ndalon dëshminë e ambasadorit amerikan në BE

schedule23:34 - 8 Tetor, 2019

schedule 23:34 - 8 Tetor, 2019

Presidenti Donald Trump nuk ka lejuar që në komisionin hetimor të demokratëve të dëshmojë ambasadori amerikan në BE. Trump e ka cilësuar komisionin hetimor një “gjykatë kangurësh”, ndërkohë që vetë demokratët e kanë akuzuar atë për pengim të drejtësisë.

Administrata amerikane nuk ka lejuar që ambasadori i Shteteve të Bashkuara në BE të dëshmojë në komisionin hetimor parlamentar mbi telefonatën e presidentit Trump me homologun ukrainas Volodimir Zelenski.

Ambasadori Gordon Sondlend duhet të paraqitej në një sesion me dyer të mbyllura të komisionit që ka nisur procedurat e inkriminimit të presidentit, por një gjë e tillë nuk ndodhi, duke detyruar kreun e komisionit të paralajmërojë një thirrje ligjore për diplomatin.

Zoti Sondlend do të merrej në pyetje në lidhje me një rol të mundshëm të tij në përpjekjet e Trump për të përbaltur figurën e rivalit të tij politik Joe Biden. Konkretisht nëse presidenti republikan bllokoi rreth 400 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën për të kërkuar një hetim të Biden dhe djalit të tij Hanter, që ishte anëtar i bordit të një kompanie energjitike ukrainase.

Duke reaguar, ambasadori Sondlend deklaroi se ishte udhëzuar nga Departamenti i Shtetit që të mos shfaqej në komisionin e kongresit për të dëshmuar. Ndërsa presidenti Trump, me ironi u shpreh se, nëse do t’i ishte përgjigjur pozitivisht ftesës, Sondlend do të ishte shfaqur përpara një “gjykate kangurësh”.

Nga ana tjetër, kryetari i komisionit të inteligjencës, Adam Shif tha se mungesa e ambasadorit dhe refuzimi i administratës amerikane për të dorëzuar dokumentet lidhur me telefonatën janë një provë e fortë e pengimit të funksioneve të Kongresit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!