Ka shkuar në 205 numri i të helmuarve nga ushqimi në një lokal në Malishevë. Kështu deklaroi Afrim Krasniqi, drejtor i QKMF-së së qytetit të Malishevës, raporton Klan Kosova.
Krasniqi u shpreh se gjendja e tyre është e mirë, teksa shtoi se numri i qytetarëve të Malishevës që po kërkojnë ndihmë mjekësore është vazhdimisht në rritje.
“Numri ka shkuar në 205 i të helmuarve. Gjendja e tyre është e mirë, disa janë duke u trajtuar edhe QKMF dhe në shtëpi”, u shpreh Krasniqi.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka marrë vendim që të mbyllet përkohësisht lokali, teksa pas marrjes së disa mostrave ka asgjësuar mbi 60 kilogramë mish.