Zyra humanitare e OKB-së, OCHA, tha se beson se dhjetëra mijëra njerëz në Gaza janë evakuuar në jug pas paralajmërimit të Izraelit për evakuimin e banorëve.
Para urdhrit të evakuimit, më shumë se 400,000 palestinezë u zhvendosën brenda vendit. Ushtria izraelite u ka thënë rreth 1.1 milionë njerëzve në Gazën veriore që të largohen përpara një sulmi tokësor.
Hamasi u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë të vendosur dhe të sfidojnë urdhrin ushtarak izraelit.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, tha se urdhri është “jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe në disa raste, thjesht i pamundur”.
/abcnews.al