Tryeza me prodhuesit shqiptarë, Balluku: Qeveria në krah të bizneseve, po punojmë për të shkurtuar afatet e aplikimeve

schedule19:09 - 13 Tetor, 2023

schedule 19:09 - 13 Tetor, 2023

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilluan një tryezë diskutimi me përfaqësues të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë. Një tryezë e organizuar nga Zëvendëskryeministrja, në vijim të takimeve të ngjashme të mbajtura më herët duke pasur në fokus kërkesat apo sugjerimet e shoqatave të biznesit për çështje të ndryshme.

Në përgjigje të kërkesave të përfaqësuesve të sipërmarrësve, zëvendëskryeministrja Balluku e vuri theksin tek rëndësia e dialogut mes palëve, lehtësimi i mëtejshëm i procedurave, si dhe informimi i sipërmarrësve.

“Ne duhet të bëjmë dhe duhet ta bëjmë së bashku, se nuk bëhet vetëm kjo dhe duket që këto tryezat tona, gjithë dialogu i shtuar që kemi kohët e fundit kanë një produkt, unë mendoj që ne duhet të punojmë për informimin. Për informimin e sipërmarrjeve të bizneseve, të individëve, të cilët kryejnë aktivitet në territorin e Republikës së Shqipërisë. Kush janë detyrimet e tyre. Mbivendosja po, ai është një problem shumë i madh, të cilin ne po mundohemi që ta zgjidhim. Besoj që një pjesë të madhe e kemi zgjidhur. Është një kërkesë e kryeministrit Rama de rregullimi, siç po bëjmë të pamundurën për të shkurtuar afatet e aplikimeve tuaja”, tha Balluku.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, tha se Qeveria është e angazhuar për të qenë në krah të biznesit dhe e hapur për të dëgjuar dhe adresuar çështjet të cilat vijnë nga biznesi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!