Eda Gemi nga “Eliamep” në një intervistë në “Balkan Update” foli për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke u ndalur edhe tek zgjedhjet lokale në vendin fqinj.
Ajo shtoi se në zgjedhjet lokale në Greqi kishte një pjesëmarrje të lartë të emigrantëve shqiptarë, duke theksuar se kishte mbi 15 të rinj me origjinë shqiptare që kandiduan.
“Fakti që vetë valvulat institucionale të një sistemi demokratik nuk arritën dot ta përjashtonin megjithëse aktualisht është në burg. “Agimi i Artë”, arriti të marrë rreth 18 % në zgjedhjet lokale dhe kjo është shumë shqetësuese. Ndoshta ky është mësimi që duhet të kemi nëse flasim për demokracinë, asgjë nuk merret si e mirëqenë, për demokracinë duhet punuar çdo ditë, çdo orë. Dhe kjo nuk ka lidhje vetëm me Greqinë, por mund të flasim edhe për Gjermaninë. Kemi rastin e Suedisë, pra kudo në Europë, përgjithësisht në Europë, në atë perëndimore akoma ka një etnocentrizëm.
Në rastin e Greqisë kjo u rivërtetua. Në 2018 kujtoj kur doli vendimi i Gjykatës së Athinës dhe Agimi i Artë si parti u quajt organizatë kriminale dhe u dënuan liderët, por brenda katër viteve Agimi i Artë u rikthye sërish, pra tregon se sa boshllëqe ka sistemi”, tha ajo.
Gjithashtu Gemi shtoi se pavarësisht katastrofave me zjarret apo përmbytjet në shtator, Demokracia e Re mbetet parita kryesore, ndërsa Pasoku mbetet po në ato nivele.
Ndër të tjera ajo u shpreh se tensionet e krijuara nga çështja Beleri, duken si një acarim artificial.
“Çështje të tilla janë mollë e sherrit, por tensionet janë krijuar me kohë. Rasti i Bëlerit nuk ka lidhje me temën e minoriteteve. Kam përshtypjen që ky acarim është pak artificial dhe besoj ka gjëra të tjera dhe duhet bërë një hap të mëtejshëm për të zgjidhur tema të mëdha”, tha ajo./abcnews.al/