Vatikani ofron ndërmjetësim mes Izraelit dhe Palestinës: Mos sulmoni civilët  

schedule15:40 - 13 Tetor, 2023

schedule 15:40 - 13 Tetor, 2023

Sekretari i Shtetit i Vatikanit, kardinali Pietro Parolin tha se sulmi i Hamasit ndaj Izraelit ishte “çnjerëzor” por “mbrojtja legjitime nuk duhet të dëmtojë civilët”.

“Selia e Shenjtë është e gatshme për çdo ndërmjetësim të nevojshëm, si gjithmonë”, tha Parolin.

Kryediplomati i Vatikanit përsëriti thirrjen e Papa Françeskut që të gjithë pengjet e mbajtura nga Hamasi të lirohen.

“Sulmi terrorist i kryer nga Hamasi dhe milicitë e tjera të shtunën e kaluar kundër mijëra izraelitëve që ishin gati të festonin ditën e Simchat Torah, duke përfunduar javën e festivalit Sukkot, është çnjerëzor,” tha ai.

“Selia e Shenjtë kërkon dënimin e forte të personave përgjegjës.”

Parolin shprehu gjithashtu solidaritet me familjet e pengjeve, por këmbënguli, “është e nevojshme të rifitohet sensi i arsyes, të braktiset logjika e verbër e urrejtjes dhe të refuzohet dhuna si zgjidhje.

Është e drejta e atyre që sulmohen të mbrohen, por edhe mbrojtja legjitime duhet të respektojë parametrin e proporcionalitetit.” Ai tha se gjetja e një zgjidhjeje paqësore mund të mos jetë e mundur.

“Unë nuk e di se sa hapësirë ​​​​për dialog mund të ketë midis Izraelit dhe milicisë së Hamasit, por nëse ka  dhe shpresojmë se ka ai duhet të ndiqet menjëherë dhe pa vonesë,” tha ai.

/abcnews.al