Pak minuta para fillimit të lutjeve në Jeruzalem është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm. Sipas CNN, tymi mund të shihet mbi Portën e Luanëve, një nga disa hyrjet në qytetin e vjetër.
Autoritetet izraelite kanë mbyllur rrugën dhe po kufizojnë hyrjen në qytetin e vjetër. Qasja në xhaminë Al Aksa është gjithashtu e kufizuar dhe mund të aksesohet vetëm nga personat mbi 60 vjeç.
CNN vëren se kufizimi i hyrjes në xhaminë Al Aksa, vendi i tretë më i shenjtë për myslimanët, është një veprim i diskutueshëm që mund të shihet si një provokim. Palestinezët që jetojnë në Bregun Perëndimor nuk janë lejuar të hyjnë prej ditësh.
/abcnews.al