Gaza në prag të krizës humanitare, pamje tronditëse nga spitalet

schedule14:16 - 13 Tetor, 2023

schedule 14:16 - 13 Tetor, 2023

Gaza po përballet me një fatkeqësi humanitare dhe shëndetësore, tha sot Ministri palestinez i Shëndetësisë Mai al-Qaila, duke u bërë thirrje të gjitha vendeve dhe organizatave të të drejtave të njeriut të ndihmojnë në marrjen e ndihmës mjekësore dhe urgjente në enklavën e bllokuar palestineze.

Shteti izraelit vazhdon të godasë enklavën palestineze në ditën e shtatë të luftës së tij kundër Hamasit, e cila filloi pas një sulmi të paprecedentë nga grupi islamik ndaj Izraelit që vrau rreth 1200 njerëz, kryesisht civilë.

Që nga fillimi i luftës, në Gaza, autoritetet palestineze kanë regjistruar më shumë se 1500 të vdekur. Në të njëjtën kohë, më shumë se 1,300 njerëz janë vrarë në Izrael, sipas ushtrisë.

Më herët, Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri thirrje gjithashtu për hapjen e një korridori të menjëhershëm humanitar për mijëra të sëmurë dhe të plagosur të Gazës, mes tyre foshnja dhe fëmijë të vegjël duke paralajmëruar për një fatkeqësi humanitare.

Përfaqësuesi i OKB-së tha gjithashtu se sistemi shëndetësor në Gaza është pranë kolapsit pasi 6 nga shtatë spitalet kryesore në Gaza janë jashtë funksionit.

Ekziston gjithashtu një mungesë e bankave të gjakut në Rripin e Gazës.

“Me sulmet ajrore të vazhdueshme izraelite, civilët nuk kanë më një vend të sigurt për të shkuar. Ministria palestineze e Shëndetësisë ka informuar OBSH-në se është e pamundur të transferohen pacientët e rrezikuar nga spitalet në veri të Gazës ”, tha Tarik Jasarevic, përfaqësues i OBSH-së, në një konferencë për shtyp.

Këta pacientë përfshijnë të plagosurit rëndë, si dhe të rriturit, fëmijët dhe të porsalindurit që kanë nevojë për kujdes intensiv.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!