Mbrëmjen e kësaj të enjteje, “legjionarët” e Kombëtares sonë do të presin në mitikun “Air Albania”, përfaqëuesen e Çekisë, në përballje e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, sfidë e cila pritet të jetë vendimtare në lidhje me kualifikimin e “shqiponjave” tona në fazën e grupeve të kompeticionit më të rëndësishëm për ekipet Kombëtare në Evropë.
Tashmë nga FSHF është “konfirmuar” dhe formacioni i parashikuar më herët nga “ABC News”, ku si zakonisht teknikut Sylvinho i ka rreshtuar “legjionarët” e tij me formulën, 4-3-3.
Në portë është si zakonisht Berisha. Në krahët e mbrojtjes janë Mitaj e Hysaj, ndërsa qendra mbulohet nga Gjimshiti e Ajeti. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Ramadani-Asllani-Bajrami, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Seferi, Asani e Cikalleshi.
Mirëpo, jo vetëm formacionet tona, teksa vetëm pak minuta pas publikimit të formacionit tonë është mësuar dhe formacioni i kundërshtarëve çek, më tekniku Jaroslav Silvahy, që i ka rreshtuar djemtë e tij, me formulën, 4-3-3.
Në portë është Pavlenka e para Holes, Krejci e Brabec. Në krahët e mesfushës janë Coufal e Jurasek, me qendrën që mbulohet nga Sadilek e Soucek, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Kuchta, Chytil e Cerny. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: