Votimi i rezolutës për Kosovën/ Ervin Salianji: Pse e kishim të vështirë arritjen e konsensusit

schedule17:22 - 12 Tetor, 2023

schedule 17:22 - 12 Tetor, 2023

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, foli pa mbylljes së seancës plenare, pas votimit të rezolutës për Kosovën.

Gjatë intervistës për ABC News, Salinaji tha se PS e kishte të vështirë të pranonte propozimet e PD, por më vonë u tërhoq duke gjetur konsensusin mes tyre. Ai tregoi dy pikat, që sipas tij e vonuan arritjen e dakordësisë mes palëve.

“Sepse PS nuk pranonte dy çështje themelore, njëra që ishte dënimi Serbisë për agresionin ndaj territorit të Kosovës dhe hetimin ndërkombëtar. U detyrua PS dhe Rama që të pranojnë rezolutën e propozuar nga PD, por siç e patë Edi Rama fjalimin e kishte kundër rezolutës, ashtu sikundër në fund nuk erdhi as ta votojë rezulton e përbashkët”, tha ai.

Kuvendi në seancën e kësaj të enjteje votoi me 101 vota pro rezolutën që dënon veprimet Serbisë për ngjarjen e Banjskës, ndërsa përveç Kreshnik Çollakut, grupimi i Lulzim Bashës nuk mori pjesë në votim.