Will Smith mbahet mend më së miri për natën e Oscar-it të vitit 2022, kur ai u ngjit dhe goditi komedianin Chris Rock.
Aktori fitues i Oscar-it, për rolin e tij në “King Richard”, u ndalua përfundimisht për plot dhjetë vjet nga eventi, pas një takimi të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit, ndërsa para se të ndodhte kjo ai kishte shprehur pendimin e tij për reagimi i tij i dhunshëm!
Në vitin 2021, Will Smith dha një intervistë të plotë për November’s GQ dhe foli për martesën e tij me Jada Pinkett dhe zbuloi një vendim të tyre.
“Jada nuk ka besuar kurrë në martesën konvencionale. Ajo kishte anëtarë në familjen e saj që kishin një marrëdhënie jokonvencionale. Ajo u rrit në një mënyrë që ishte shumë ndryshe nga mënyra se si u rrita unë”.
Dy vite më vonë, 52-vjeçarja tregoi në një intervistë që dha për NBC News se ajo dhe aktori i njohur janë ndarë fshehurazi prej shtatë vitesh të tëra, pa e kuptuar askush.
“Në kohën kur arritëm në vitin 2016, ishim të lodhur nga përpjekjet. Unë mendoj se ne të dy ishim ende të mbërthyer në fantazinë tonë të asaj që mendonim se duhet të ishte personi tjetër”, tha Jada për NBC News./abcnews.al