Ushtria izraelite ka sulmuar aeroportet në Damask dhe Aleppo, sipas televizionit shtetëror sirian. Sipas informacioneve, nuk raportohet për viktima por vetëm dëme materiale.
⚡️#Israel attacked the airports of Damascus and Aleppo in #Syria, both air harbors, according to preliminary data, suspended operations – media. pic.twitter.com/2RWtmVGt2j
— Oo ps (@ps_trump) October 12, 2023
Ky është sulmi i parë izraelit në Siri që nga sulmet vdekjeprurëse të Hamasit në pjesën jugore të Izraelit. Ekziston frika midis qeverive se dhuna mund të çojë në një luftë më të madhe, duke përfshirë fqinjët e Izraelit, Sirinë dhe Libanin.
Ndërkohë një avion iranian u kthye në Teheran pas sulmeve ajrore në aeroportet ndërkombëtare të Damaskut dhe Alepos.
/abcnews.al