Drejtuesit e Barcelonës po shfrytëzojnë periudhën e pushimeve për shkak të ndeshjeve të kombëtareve për t’u marrë me një rinovim. I përzgjedhuri është Marc-Andre Ter Stegen sipas raportimeve të Marca.
Rritja e portierit gjerman është e dukshme dhe 27-vjeçari është një ndër më të mirët në botë në rolin e tij për momentin. Pritjet fantastike nuk kanë munguar në këtë fillim sezoni dhe klubi katalanas ka një plan për të.
Kontrata aktuale i përfundon në vitin 2022, por kjo nuk mjafton për Barçën, që dëshiron të “blindojë” portierin. Ter Stegen e pret edhe një rritje rrogë (për momentin përfiton 8.5 milionë euro në sezon), një shpërblim i merituar për paraqitjet fantastike me kampionët e Spanjës. /abcnews.al