Ethet e ndeshjes Shqipëri- Çeki/ Vajzat tifoze këmbëngulin për fitore: Kemi trajner dhe grup shumë të mirë

schedule09:30 - 12 Tetor, 2023

schedule 09:30 - 12 Tetor, 2023

Mbrëmjen e kësaj të enjte në orën 20:45 do të luhet në stadiumin “Air Albania”, Shqipëri – Çeki dhe tifozët shqiptarë janë shumë entuziastë.

Nën ethet e ndeshjes, tre nga vajzat më tifoze të Kombëtares, gazetarja Trevisa Tufa, arbitrja Kejsi Tafili dhe psikologia Lenida Halili kanë ndarë emocionet e tyre.

Vajzat janë shprehur optimiste për një fitore të Kombëtares, pasi i plotëson të gjitha elementët si trajneri i ri Silvinjo që është shumë i përgatitur dhe grupi që është i përmbushur në të gjitha pozicionet si mbrojtës, mesfushorë etj.

Sakaq, një detaj që vajzat theksuan është edhe arbitri që do të mbikqyrë ndeshjen, i cili më herët kur ka qene në ndeshjet e Kombëtares, gjithmonë i ka sjellë fitores kësaj të fundit.

“Me ardhjen e trajnerit Silvinjo kanë ndryshuar gjërat. Ai punon me lojtarët jo vetëm në anën e fushës dhe në aspektin psikologjinë. Kjo është ndjeshje tjetër dhe nëse do të humbisnim nuk do të thotë gjë për Shqipërinë sepse kemi dhe dy ndeshje të tjera. Ka pasur mbi 300 mijë kërkesa për këtë ndeshje, asnjë stadium në botë nuk mund ta përmbajë këtë që kanë kërkuar tifozët shqiptarë në mbarë botën. Kjo çështja e biletave i përket Federatës, por kërkesat kanë qene të shumta”, tha Trevisa.

Në përgjithësi unë jam shumë tifoze futbolli. Te ndeshja me Poloninë nuk gjeta biletë por kësaj here kam gjetur. Mendoj që me Poloninë nuk ishte ndeshja më e mirë e mundshme, por këtë herë mendoj se do ja dalim, pasi ka ndryshuar dhe psikologjia e kombëtares sepse nuk kanë një grup të vështirë. Më herët kemi pasur Spanjën dhe ekipe të tjera që të imponojnë respekt, ndërkohë këtë herë nuk e kemi këtë. Kemi ekipe si Polonia apo Çekia, gjithashtu dhe lojtarë shumë të mirë në fushë këtë herë. Jemi në një pozicion shumë të mirë të Kombëtares. Pra, kemi trajnerin dhe grupin shumë të mirë, kemi prurje të mira, mesfushorë, mbrojtës, që në përgjithësi i kemi shumë të mirë”, u shpreh Lenida.

“Në syrin tim mendoj që ekipi është shumë i mirë i formuar. Mendoj që trajneri ka bërë një zgjedhje të duhur dhe kam besim të plotë te trajneri Silvinjo. Me arbitrin që kemi sot kemi pasur rezultate pozitive, 1 me 0 për Hungarinë”, shtoi Kejsi./abcnews.al