Peleshi në Ministerialin e NATO-s në Bruksel, takohet me homologun ukrainas: Mbështetja ndaj Ukrainës do të vijojë

schedule09:32 - 12 Tetor, 2023

schedule 09:32 - 12 Tetor, 2023

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u takua në Bruksel, me Ministrin e Mbrojtjes së Ukrainës Rustem Umerov.

Peleshi dhe Umerov biseduan mbi situatën aktuale në Ukrainë dhe rëndësinë e mbështetjes  nga Aleanca, si një element thelbësor në rezistencën ndaj luftës me Rusinë.

Umerov, shprehu mirënjohjen ndaj vendit tonë dhe falenderoi për mbështetjen e gjithanëshme që Shqipëria i ka ofruar Ukrainës, që prej fillimit të luftës.

“Me ministrin e Mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov, gjatë takimit të Grupit të Kontaktit, në Bruksel. I nderuar të dëgjoja falenderimet dhe mirënjohjen ndaj vendit tonë, për mbështetjen e gjithanshme ndaj Ukrainës, prej nisjes së agresionit rus. Me rëndësi që mbështetja nga Aleanca të vijojë, për të ndihmuar me sa mundemi këtë rezistencë!”, shkruan Peleshi në Facebook./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!