Goditet nga vinçi, ndërron jetë shqiptari që u aksidentua në punë në Itali

schedule13:38 - 8 Tetor, 2019

schedule 13:38 - 8 Tetor, 2019

Ka ndërruar jetë mëngjesin e djeshëm shqiptari që u aksidentua në punë në Genola të Itali. Bëhet fjalë për 63 vjeçarin Aleksandër Thani, i cili humbi jetën pasi një vinç u rrëzua gjatë ngarkimit të materialeve në kompaninë e ndërtimit ku punonte prej vitesh.

Mediat italiane raportojnë se ende nuk dihet shkaku i rrëzimti të vinçit.

Aleksandër Thani ka emigruar para shumë vitesh në Itali. Ai ka lënë pas dy fëmijë.

Mësohet se aksidentet me vdekje në punëkanë qenë të shumta gjatë 2019-ës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!