Zëvendësimi i tekniku Luciano Spalleti, në stolin e Napoli, me francezin Rudy Garcia, nuk është se ka sjellë rezultatet më të mira për kampionët e Italisë, teksa deri më tani renditen në vendin e 5-të të renditjes me 14 pikë dhe janë 3 pikë larg zonës “Champions”.
Për këtë arsye, Presidenti De Laurentiis ka nisur kontaktet e para për risjellë në Serie A, “specialistin” e “Scudetto”-ve, ish-teknikun e Juventus e Inter, Antonio Conte, i cili pëlqehet shumë nga “numri 1” i kampionëve të Italisë.
Mirëpo, me anë të një postimi në rrjetet sociale, Conte ka konfirmuar dëshirën e tij për të vijuar pushimet. Duke mohuar në këtë mënyrë rikthimin në stol dhe duke refuzuar kështu haptazi ofertën e Presidentit De Laurentiis.
“Dëgjoj thashetheme këmbëngulëse që më lidhin me klube të rëndësishme, por e riktheksoj se tani për tani dëshiroj të qëndroj pushim dhe të shijoj kohën me familjen time. Duhet të tregojmë gjithmonë respekt dhe edukatë, nuk mund të flas më shumë”,- u shpreh “strategu” italian. /i.m /abcnews.al