Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin njoftoi sot në Bruksel se SHBA do të dërgojë një paketë të re ndihme ushtarake në Ukrainë me vlerë 200 milionë dollarë.
Paketa përfshin municione AIM-9 për “sistemin e ri të mbrojtjes ajrore” që së shpejti do të dorëzohet në Ukrainë, si dhe municione për artileri dhe raketa, armë antitank dhe pajisje për t’u mbrojtur kundër dronëve rusë.
Austin shprehu shqetësimin se SHBA-të mund ta kenë të vështirë të mbështesin Izraelin dhe Ukrainën në të njëjtën kohë.
/abcnews.al