“Nuk jam prokuror”, Vuçiç: Në hetimin për Radoiçiç do të shqyrtohen të gjitha aspektet

schedule14:20 - 11 Tetor, 2023

schedule 14:20 - 11 Tetor, 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se në hetimin për rastin e ish nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiç dhe rolin e tij në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, do të shqyrtohen të gjitha aspektet.

Gjatë një konference për shtyp në Beograd, Vuçiç u shpreh se do të shqyrtohet edhe fakti se ku i ka marrë paratë Radoiçiç për shtëpinë në ë liqenin e Gazivodës dhe armët që janë konfiskuar pas konfliktit në veri të Kosovës, teksa shtoi se nuk është prokuror që të flasë për më shumë, shkruan Danas.

“Nuk do t’ju pëlqejë përgjigja ime, Dragan Đilas dhe Miroslav Aleksić kanë shumë më tepër para, dhe Radoiçiç i investoi paratë në shtëpinë e tij në Kosovë.

Nuk do të doja ta mbroja, sepse ai përgjigjet para organeve të drejtësisë, aktakuza vjen kur të përfundojë hetimi dhe të vërtetohen të gjitha faktet”, tha Vuçiç, duke shtuar se Radoiçiç ka pranuar gjithçka vetë dhe prokurori nuk po e ndjek penalisht atë për krime të lehta.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!