Von der Leyen: Sulmi i Hamasit ishte një akt terrori që pasqyron një “të keqe të lashtë”

schedule13:50 - 11 Tetor, 2023

schedule 13:50 - 11 Tetor, 2023

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha se sulmi i kryer nga grupi militant Hamas kundër civilëve në Izrael ishte një “akt terrori”.

“Të shtunën e kaluar, e gjithë bota u zgjua nga tmerri. Qindra njerëz të pafajshëm u vranë me gjakftohtësi,” tha von der Leyen të mërkurën në takimin javor të komisionerëve europianë në Bruksel.

I ftuar në takim ishte ambasadori i Izraelit në BE dhe NATO, Haim Regev. “Terroristët e Hamasit vranë gra dhe fëmijë në shtëpitë e tyre,” tha ajo.

“Këta të pafajshëm u vranë për një arsye të vetme. Sepse janë hebrenj dhe po jetojnë në shtetin e Izraelit.

Është një e keqe e lashtë, e cila na kujton të kaluarën më të errët dhe na trondit të gjithëve deri në palcë,” tha ajo, duke theksuar se duhet të jemi të qartë në përcaktimin e këtij lloji tmerri.

Është terrorizëm dhe është një akt lufte,” tha ajo.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!