Digjet toka torfike, Maliqi nën tym/ Banorët: Problemi mbi 3 muaj, po sëmuren fëmijët

schedule11:14 - 11 Tetor, 2023

schedule 11:14 - 11 Tetor, 2023

Prej më shumë se 3 muajsh, rreth 1500 banorë të fshatit Sheqeras të Bashkisë së Maliqit, gjenden në pushtetin e mjegullës, së krijuar nga djegia e torfës.

Banorët, shpeshherë anokohen se era e keqe dhe smogu, pushtojnë fshatin e tyre, duke i detyruar të përdorin maska çdo mëngjes dhe ndjejnë frikë për jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre.

Gazetari i ABC News, Roland Beqiraj raportoi se asnjë nga institucionet nuk kanë dhënë përgjigje për këtë situatë, pasi thonë se nuk kanë informacion.

“Janë disa fenomene natyrore që ndodhi në fakt, por duket që është edhe e qëllimshme. Janë vetë fermerët që i vënë zjarrin pasi korrin grurin, nga nxehtësia, nga temperaturat e larta që pëson toka, ajo digjet. Pra, është një fenomen karakteristik të tokave torfike, si rezultat i bonifikimit të kënetave. Është një situatë prej 3 muajsh që ndodh në Fushën e Maliqit, ku gjatë verës, toka torfike është djegur duke i vënë zjarrin qëllimisht, dhe më pas, deri në thellësi 2.5 metër,toka vazhdon të digjet. Gjendja është pranë një katastrofe mjedisore”, raportoi gazetari Beqiraj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!