Një foto nga Kfar Azza, ku dhjetëra njerëz u gjetën të vdekur nga sulmi i Hamasit, u postua në platformën X nga IDF, duke paralajmëruar organizatën islamike se “ajo do të paguajë për këtë krim” .
“Ky është Kibbutz Kfar Aza. Në sfond është qyteti i Gazës. Të shtunën në mëngjes, terroristët e Hamasit sulmuan fushat. Terroristët shkonin shtëpi më shtëpi, duke therur foshnjat, nënat dhe baballarët në dhomat e tyre të gjumit. Hamasi do të paguajë për këtë krim”, thonë forcat e mbrojtjes izraelite në X.
This is Kibbutz Kfar Aza. In the background is Gaza City.
On Saturday morning, Hamas terrorists charged across the fields. Some landed in paragliders.
The terrorists went house to house, massacring babies, mothers and fathers in their bedrooms.
Hamas will pay for this crime. pic.twitter.com/GxTwYYeR7o
— Israel Defense Forces (@IDF) October 11, 2023
Forcat e armatosura izraelite iu afruan zonës të martën vonë, pasi luftimet vazhduan deri në mëngjes herët dje pranë Kfar Azza, e cila ndodhet përgjatë kufirit me Gazën.
Sipas raportimeve, masakra ka ndodhur herët në mëngjesin e së shtunës, në orët e para të sulmit të përgjakshëm nga Hamasi.
Sipas forcave të armatosura izraelite, njerëzit në atë kohë ose ishin duke fjetur ose duke u përgatitur për të filluar ditën e tyre./abcnews.al