Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, Benjamin Pavard, mbrojtësi francez i Interit, është shprehur i motivuar dhe ka folur për dëshirën e tij të madhe me fanellën zikaltër.
“Kam ardhur këtu për të vënë yllin e dytë në fanellë dhe për t’u kthyer tifozëve dashurinë që më kanë dhënë që para se të nënshkruaja, me mesazhet e shumta që kam marrë në rrjetet sociale.
Ata meritojnë trofe të mëdhenj. Rivalët janë të shumtë, por sezoni është i gjatë. Champions League? Gjithçka është e mundur, por ne duhet të mendojmë me këmbë në tokë, të fokusohemi në lojën tonë dhe të vazhdojmë të punojmë shumë”, tha mbrojtësi francez./h.ll/abcnews.al