Kush është shqiptarja që garon për t’u shpallur Mbretëresha e Emigrantëve të Argjentinës

schedule09:07 - 11 Tetor, 2023

schedule 09:07 - 11 Tetor, 2023

Luna Ibraj është vajza shqiptare që konkuron në Berisso në Bueno Aries për të fituar çmimin si Mbretëresha e Emigrantëve të Argjentinës.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo së bashku me nënën e saj ka ndarë detaje nga ky kompeticion, të cilin më parë e ka fituar dhe motra e saj.

Sakaq, Luna ka zbuluar se ka dhe një tatuazh me shqiponjën duke treguar dhe më shumë se e do vendin e saj.

Është një tatuazh me simbolin e flamurit. E kam vendosur sepse në të gjithë festën që përgatitet këtu në Ditën e Emigrantit të gjitha mbretëreshat përfaqësojnë vendin e tyre.

Më 4 shtator fillon Dita e Emigrantit dhe zgjat një muaj e gjysmë dhe mbahet në Berisso të Buenos Aries. Shoqëria e Shqipërisë është një nga më të vjetrat që është këtu. Shqiptari i pari mendohet që ka ardhur gati 100 vjet më parë.

Bëhet zgjedhja nga të gjitha shtetet dhe del njëra më e zhvilluara me të gjitha cilësitë. Më 14 tetor është nata e fundit, ndërsa më 15 bëhet parakalimi i të gjitha shteteve, një paradë.

Të gjithë shqiptaret thonë që janë shumë të bukura”, u shpreh Luna./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!