Senol Gunes u largua nga posti i trajnerit të Besiktas pas humbjes 2-3 kundër Lugano në grupet e Conference Leagu dhe bordi i skuadrës nga Stambolli reagoi dhe në fundjavë fitoi 2-0 kundër Istanbulspor në kampionat, duke u ngjitur në vendin e katërt, me 8 pikë larg skuadrës së Fenerbahce, e cila kryeson kampionatin turk.
Në sfidën e fundit, “shqiponjat” e Besiktas u drejuan nga ish-“bomberi” turk, Burak Yilmaz, i cili u tërhoq nga futbolli aktiv gjatë muajit korrik, me 38-vjeçarin, i cili në karrierën e tij është aktivizuar në dy periudha të ndryshme me Besiktas si futbollist
Mirëpo, drejtuesit e “bardhezinjve” e zgjodhën përkohësisht në vend të Gunes pas dorëheqjes së këtij të fundit. Në krahun tjetër, Yilmaz e nisi mbarë, me skuadrën ku luan edhe Milot Rashica fitoi në kampionat, ndërkohë që klubi turk ka reaguar me anë të një komunikate zyrtare. /i.m /abcnews.al