Numri i palestinezëve të vrarë është rritur nga 830 në 900, tha ministria e shëndetësisë e Gazës.
Midis të vdekurve janë 260 fëmijë dhe 230 gra. Numri i njerëzve të plagosur në sulmet hakmarrëse izraelite është rritur gjithashtu në 4600, tha ministria.
Autoritetet thanë se viktimat i ishin nënshtruar torturave të ndryshme si amputimit të gjymtyrëve, plagëve komplekse, djegieve të ndryshme dhe dëmtimit të organeve të brendshme”.
Ministria tha se kjo tregon “përdorimin e qëllimshëm të dhunës nga Izraeli për të vrarë fëmijë, gra dhe qytetarë të pafajshëm, gjë që kërkon përgjegjësi ndërkombëtare për krimet e tij”.
Ndërkohë, mbi 1000 izraelitë janë vrarë nga sulmet e Hamasit. /abcnews.al